Kronikë

Vrasja e prostitutës shqiptare dhe transeksualit në Itali, arrestohet i dyshuari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:45 - 07/06/22 |
Opi Nion

Mediat italiane kanë bërë publik emrin e personit të arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri.

La Repubblica shkruan se autoritetet kanë arrestuar Daniele Bedini, i cili është me precedentë penalë për grabitje. Ai dyshohet të jetë autori i dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një harkun e 24 orëve.

32-vjeçari, Bedini po hetohet për vrasjen e Nevila Pjetrit, prostitutës shqiptare 35 vjeçe, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer edhe vrasjen e transeksualit, pasi dyshohet se ky i fundit mund të ketë parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij.

Trupi i transeksualit u gjet te martën, në të njëjtën zonë ku u gjet të dielën trupi i pajetë i Nevilës.

Transeksuali quhej Carlo Bertolotti, 43-vjeç dhe me profesion parukier. Sipas hetuesve, ai u vra në mënyrë të ngjashme me Nevilën dhe u gjet rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune.

Pas