Pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic mëngjesin e së martës përpara zyrës së tij në Mitrovicë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të vizitojë Kosovën gjatë fundjavës. Lajmin e bën të ditur agjencia “Tanjug” e cila citon zyrën e Presidentit serb.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vuçiç do të vizitojë të shtunën dhe të dielën Mitrovicën, Graçanicën dhe Llapnasellën, çka do të thotë se ai do të kalojë përmes territorit të shtetit kosovar.