Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vendet e BE-së: Të merren masa, nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse

2023/09/27 at 12:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vendet e BE-së: Të merren masa, nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar të martën mbrëma për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe disa prej tyre kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, masa duhet vënë këtij vendi edhe nëse dëshmohet roli i Serbisë në dërgimin e armatimit në territor të Kosovës, i gjetur së fundi nga Policia e Kosovës në veri.

Më 24 shtator, në atë zonë, Policia e Kosovës është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë janë vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues. Ndërkohë tetë të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

“Ajo që ka ndodhur të dielën në veri të Kosovës, sasia e armëve që është gjetur, dhe informacionet që po i marrim nga terreni vazhdimisht, janë duke e ndryshuar lojën”, kanë thënë burimet brenda BE-së.

Sipas tyre, në takim kanë folur përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe më pas i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjatë diskutimit është thënë të jetë shprehur mbështetje e plotë ndaj Lajçakut për vazhdim të dialogut mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Vendet anëtare të BE-së e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës, kanë kërkuar që të zbardhet rasti dhe disa prej tyre kanë kërkuar edhe qasje të balancuar të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Edhe para sulmeve të 24 shtatorit, disa vende i kanë kërkuar kryediplomatit evropian, Josep Borell, të mos e mbajë vetëm Kosovën përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri, në maj të këtij viti.

Ndërkohë, tensionet kanë qenë të larta dhe situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë, pasi serbët lokalë të komunave veriore të banuara me shumicë serbe, nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara prej komunitetit serb.

Bashkimi Evropian i ka prezantuar masa ndëshkuese ndaj Kosovës për atë situatë, ndonëse më vonë dy palët kanë arritur marrëveshje për shtensionim.

Një prej pikave ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, por ende nuk ka një datë për to./REL

Etiketa: bekosoveserbisulm

Ju sugjerojmë

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
Bota

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

11 Gusht, 2025 7:08 pm
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Bota

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

11 Gusht, 2025 6:18 pm
Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë
Rajoni

Temperaturat e larta/Situatë e vështirë me zjarret edhe në Kosovë

11 Gusht, 2025 5:47 pm
Para
Borrell: Kemi një propozim për Kosovën e Serbinë

Shqipëria krah Kosovës, kundër deklaratës së BE

Sveçla publikon foton: Një nga sulmuesit e vrarë serbë, truproja e Aleksandër Vulin

Sveçla publikon foton: Një nga sulmuesit e vrarë serbë, truproja e Aleksandër Vulin

28-vjeçarja konsumoi helium dhe përfundoi në spital, policia shpall në kërkim pronarin e tabakinos

28-vjeçarja konsumoi helium dhe përfundoi në spital, policia shpall në kërkim pronarin e tabakinos

TE FUNDIT

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije gjatë orëve të fundit në vendin tonë janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
11 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur “Ferras”. Sipas informacioneve, mësohet...

Lexo më shumë

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se rreziku për banorët në fshatin Lekël të Tepelenës tashmë ka kaluar, ndërsa...

Lexo më shumë

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com