Këtë të martë në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është Arbër Paplekaj.
Abc News raporton se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi. Sot janë duke u marrë në pyetje disa nga 59 dëshmitarët për këtë ngjarje.
Kujtojmë se vrasja e Xhuvanit ndodhi katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prill.
Gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj.