Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim çështja ndaj Arbër Paplekajt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 03/10/22 |
Opi Nion

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj Arbër Paplekajt, të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në prill 2021.

Paplekaj kishte kërkuar rihetim të çështjes, për shkak shkak se në momentin kur është kryer në vendngjarje ekspertiza mbi dinamikën e konfliktit, as Paplekaj dhe as avokati i tij nuk janë njoftuar për të qenë të pranishëm. Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Gjykata.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit pas një konflikti të nisur në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Shkak u bënë dyshimet se një person po shpërndante para për sigurimin e votave për Partinë Socialiste. Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se nga kjo ngjarje të plagosur mbetën Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

Pas