Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit,Meta:Moment reflektimi, luftë frontale kundër krimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 29/09/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në homazhet në nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, që po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.

Në një prononcim për mediat Meta teksa i shprehu ngushëllimet familjarëve tha se ky është momenti për një reflektim dhe për një luftë frontale kundër krimit të organizuar.

“Është një moment i dhimbshëm që ti japim sot lamtumirë ne fundit një oficeri hero të Policisë së Shtetit, që nuk e meritonte të ndahej nga jeta, nga familja. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe dekurajimin e krimit ordiner, sikurse është prioritet lufta kundër trafikut të drogës, atyre që jo vetëm përfitojnë prej saj por edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj e fëmijë që për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar që janë përgjegjës për akte të tilla që trondisin një shoqëri të tillë. Është momenti për të mbështetur më shumë policinë në këtë luftë.

Pas