Kronikë

Vrasja e Merushes, Fatjoni: Babai e masakroi me sfurg, nëna ishte vërdallë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 18/04/22 |
Opi Nion

Detaje tronditëse kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku vjehrri vrau bashkëjetuesen e të birit dhe më pas vrau veten.

Ka qenë Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizajt ai që ka deklaruar në news 24 se Xhevahir Hoxha,  i ati e kishte masakruar bashkjetuesen tij 30-vjeçaren Merushe Hazizaj me sfurg.

“U ngritëm në mëngjes, babai po ziente rakinë mbrapa shtëpisë. Nga ora 9 e 30, shkova për të ndezur pompën. Iki fik pompën më pas, ndërsa babain e shoh duke ikur me dele. Merushja po bënte bukë për të ngrënë, më dha për të ngrënë dhe më tha të ikja në punë. Isha 5 metra larg lagjes, ndërsa babi i dërgon delet prapa shtëpisë. Unë nisem për në punë, ndërsa Merushja më tha se kur do të ikja. Unë nisa të punoja me zetor, më merr në telefon xhaxhai duke thënë po bërtet nusja në shtëpi. Unë erdha me vrap, erdha aty, duke shkuar për në shtëpi, po shihja babain për të ikur me vrap. I bieja Merushes nuk e hapte. Kur hyra në shtëpi pastaj… E ka masakruar me sfurk. Merushja ka qenë në dhomë, ai kishte shqyer dyert. Merushja s’kishte shenja jete. Nuk renda pas babait. Nëna ishte vërdallë”, tregon mes lotësh Fatjoni./Opinion.al

Pas