Aktualitet

Vrasja e Mateos/ Nikolla në marshim: Dënimi me vdekje, në moment emocional


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 19/11/21 |
Opi Nion

Tre ditë pas krimit makabër, vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, nga fqinji i tij Klodian Çlamani,  qytetarët në shenjë sensibilizimi po  zhvillojnë një marshim paqësor në sheshin ‘Skënderbej’.

Në këtë marshim qytetarëve iu janë bashkuar edhe figura politike, pjesë e së cilës ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në një prononcim për mediat, Nikolla tha se vrasja e 8-vjeçarit, është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë ndërsa u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetareje e Kryeparlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.  Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunë”, tha Nikolla.

Lidhur me peticionin e qytetarëve për dënimin me varje të Çalamanit Nikolla tha:

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”./Opinion.al

Pas