Kronikë

Vrasja e Martin Çeços, arrestohet Tina Pajollari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:01 - 14/10/22 |
Opi Nion

Është arrestuar nga Policia  Martina Pajollari, e njohur si “Tina”, pasi dyshohet së është bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços në  12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Maliqit. Pajollari ka deklaruar në polici se ka ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi.

Për këtë çështje tre persona janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo, të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje. Ende nuk dihet qartë motivi i ngjarjes, por dyshohet se shkak kryesor është bërë Tina Pajollari dhe lidhja e dyfishtë e saj.

Nga informacione paraprake të hetimit dyshohet se Martina Pajollari e ka nxjerrë në pritë 26 vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj  i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin monstruoz. Dëshimia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi Martina Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje.

Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43 vjeçarin Valter Mollaj, i martuar.

Pas