Indrit Pepa, 27 vjeç (djali që shihni në foto) u vra në orët e para të ditës së sotme në Mamurras, sapo kishte dalë nga shtëpia e tij. Burimet thanë se, Pepa ishte kthyer për pushime, pasi jetonte prej disa vitesh në Hollandë. Sakaq, policia ka identifikuar autorin e vrasjes, 49 vjecarin Azis Markola, dhe po punon për kapjen e tij. Po kështu mësohet se familja Pepa i druhej hasmërisë, pasi djali i tyre, Indriti para 6 viteve kishte kryer një plagosje. Pista e hakmarrjes është ajo që po heton policia lidhur me ngjarjen e rëndë.
Lexo edhe:
Foto/ Vritet në pritë 27-vjeçari nga Mamurrasi
*vendi i ngjarjes