Aktualitet

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, arrestohet autori



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 22/08/22 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit njoftoi ditën e sotme se ka vënë në pranga autorin e vrasjes së Madrit Ulqinakut, 18-vjeçarin Horgito Peqini.

Sipas policisë, bashkë me Peqinin është shoqëruar në polici dhe shtetasi K.S, 33 vjeç qe ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes duke bashkepunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në lagjen “Kongresi i Elbasanit”.

Madrit Ulqinaku, u qëllua me pistoletë pas një konflikti të çastit që  pati me 18-vjeçarin Horgito Peqini . Në momentin e ngjarjes, Ulqinaku ka qenë duke u drejtuar për tek automjeti i tij, ndërsa po dilte nga një lokal. Ndërsa autori menjëherë pas krimit u arratis në drejtim të paditur./Opinion.al

 

Pas