Dy autorët e dyshuar për vrasjen e Luljeta Prezës në Durrës dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndërsa nëna e Aldo Brahimit, një nga autorët e dyshuar të vrasjes, ka thënë për “News24” se djali kishte disa javë që ishte larguar nga banesa për të punuar në Durrës.
Gjithashtu e ajo është shprehur se nëse i biri e ka kryer krimin të marrë dënimin që meriton.
“Aldo kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Është hera e dytë që largohej nga shtëpia. Por nëse ai e ka kryer vrasjen le të marrë dënimin që meriton”, ka thënë më tej nëna e Aldo Brahimit.
Kujtojmë se Luljeta Preza, u gjet e vrarë disa ditë më parë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës dhe për këtë ngjarje u arrestuan shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari./Opinion.al