Aktualitet

Vrasja e Linzës, çfarë nuk u pa në fotot e ekzekutimit?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 03:45 - 14/11/15 |
b.f

Fotot e publikuara dje të vrasjes në Linzë, tregojnë vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur midis autorëve të akuzuar për ekzekutimin dhe viktimës Enton Nikajt, pasi video e cila tashmë disponohet nga organet ligjzbatuese zbardh edhe më shumë detaje të dinamikës se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas informacioneve që disponon Opinion.al, e gjithë skena e takimit dhe më pas ekzekutimit nuk ka zgjatur më shumë se 3 minuta. Pasi kanë debatuar verbalisht me viktimën, njëri nga agresorët Ervis Martinaj ka mbërthyer dhë më pas goditur më grusht Enton Nikaj, i cili në këtë moment përkulet.

Në këtë çast, personi me xhup të zi me syze, që shihet në foto pranë pronarit të lokalit Ismet Gaxheri, e ka qëlluar këtë të fundit me qytën e pistoletës, me qëllim për ta neutralizuar.

Pikërisht personi me syze dyshohet se edhe ka qëlluar me një ekzekutim të vetëm Enton Nikajn. Ndërkohë, në atë që tregon video, e cila është ende e papublikuar dhe që nuk shikohet vihet re personi me syze i cili vjen rrotull në vendin e ngjarjes teksa kërkon gëzhojën e qitur, por që nuk e gjen dot. Pasi nuk e ka gjetur gëzhojën të katër agresorët largohen me makinën e Ervis Martinaj.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas