TIRANË- Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të vrasjes së ish-oficerit të policisë, Dritan Lorenci. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se atentatoret të cilët mendohet të jenë më shumë se një person, e kanë ruajtur të gjitha lëvizjet e viktimes. Ata mendohet se kanë qëlluar nga një automjet në lëvizjes mbi mjetin ku udhëton Lorenci, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Duke ju referuar dinamikes së ngjarjes blutë kanë dyshime të forta se atentati është kryer nga vrasës profesionistë, të cilët nuk kanë lënë prova në vendin e ngjarjes. Policia po vijon kërkimet prej dy ditësh në zonën përreth, për të gjetur armën e krimit e cila mendohet të jetë armë gjahu, pasi ka dyshime se pas atentatit autorët mund ta kenë hedhur armën në ndonjë vend aty pranë.
Por opercaionet e deritanishme të policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërsa pista kryesore e hetimit është përqëdruar tek vrasja e ndodhur 5 vite më parë në gjykaten e Lezhës ngjarje në të cilen u përfshi edhe ish efektivi i policisë rrugore.