Lavdërim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, raportohet se është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.
Vrasjen e Muhaxherit, pak pas mesnatës së të enjtes e ka konfirmuar edhe vëllai i tij në rrjetet sociale.
Ndërsa policia , e pyetur nëse ka informacion, ka deklaruar për Express se : “Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo, referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”.