Kronikë

Vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri,daja kërkon kujdestarinë e fëmijëve të motrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 22/04/22 |
Opi Nion

Kelmend Picari, vëllai i Dhurata Saliajt ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të motrës së tij, teksa ka kaluar më pak se një vit nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku vjehrri Mexhit Picarit vrau ish-dhëndrin Kudret Saliaj.

Më herët kujdestarinë e fëmijëve e ka kërkuar edhe xhaxhai i tyre, por dy seanca më herët këtë pretendim e ka ngritur edhe vëllai i Dhurata Saliajt duke kërkuar t’i marrë ai.

Por familja e Kudretit e kundërshton këtë fakt sepse veç faktit që babë e bijë akuzohen se iu vranë të afërmin, Kelmend Picari ka një proces penal për abuzim me të fejuarën e tij e për këtë shkak ata thonë se ai është problematik.

Gjykata e Tiranës nuk i ka bashkuar çështjet, por e ka orientuar Kelmend Picarin të paraqesë padi civile.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit të kaluar pas sherreve të vazhdueshme mes dy familjeve për divorcin mes çiftit dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Babai i Dhurata Saliajt, Mexhit Picari, në bashkëpunim me të hyri në një lokal dhe hapi zjarr ndaj dhëndrit ndërkohë që i plagosur mbeti edhe avokati Adriatik Cama i cili ndodhej në një tavolinë me viktimën.

Pas