Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA vret krerët ushtarakë iranianë/ Irani: Do të hakmerremi ndaj Amerikës

2020/01/03 at 9:00 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA vret krerët ushtarakë iranianë/ Irani: Do të hakmerremi ndaj Amerikës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit, nga ku mbeti i vrarë Gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani.

Në këtë sulm ajror u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefi i policisë së Iranit, që njihen ndryshe edhe si Forcat e Mobilizimit Popullor, të cilat u konsideruan përgjegjëse për sulmin e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe eskorta e tij, të cilët po e merrnin nga aeroporti.

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria, kur katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij.

“BBC” shkruan se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante, ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjetur ende.

Pentagoni sqaroi me anë të një komunikate se “ushtria amerikane ka ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin amerikan jashtë shtetit, duke vrarë Qassem Soleimanin”, ndërsa pak pas sulmit ajror, Presidenti Trump postoi në Twitter një foto të flamurit amerikan, pa dhënë shpjegime.

Nga ana tjetër, Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.

“Për shkak të tensioneve të larta në Irak dhe rajon, ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Shtetasit amerikanë duket të largohen me linja ajrore apo rrugëve tokësore përmes shteteve tjera”, thuhet në deklaratë.

Irani e ka quajtur sulmin ajror një akt “terrorizmi ndërkombëtar” dhe lideri suprem i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, shpalli tri ditë zie kombëtare dhe u betua se “do të hakmerret ashpër ndaj kriminelëve që vranë Soleimanin”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe presidenti i vendit i cili tha se do të hakmerren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ka dyshim se kombi i madh i Iranit dhe kombet e tjera të lira të rajonit do të hakmerren për këtë krim makabër nga Amerika kriminele”, tha Rouhani, duke iu referuar aleatëve të Iranit në Lindjen e Mesme.

Etiketa: amerikehakmarrjeIran

Ju sugjerojmë

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:14 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Para
Tepelenë, shkrumbohet një lokal

Vrau të rinjtë pas konfliktit për motrën,digjet shtëpia e autorit në Patos

1914/ Ish-mjeku i Princ Vidit: Esat Pasha nuk ishte tradhtar, përkundrazi

1914/ Ish-mjeku i Princ Vidit: Esat Pasha nuk ishte tradhtar, përkundrazi

Tentoi të kalojë kufirin me dy pako heroinë, kapet 59-vjeçari

Tentoi të kalojë kufirin me dy pako heroinë, kapet 59-vjeçari

TE FUNDIT

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
15 Korrik, 2025

Vijon puna e policisë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse, për lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim...

Lexo më shumë

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
15 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim deputetët gjermanë, Tilman Kuban, anëtar i Komisionit për Çështjet...

Lexo më shumë

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
15 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban...

Lexo më shumë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
15 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Egnatia do të zbresë në fushë me objektivin për t’u kualifikuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com