Në lidhje me vrasjen e ish- komisarit të Vlorës, Artan Cuku reagoi edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Sipas Mediut këto ngjarje tregojnë se krimi është i lidhur me shtetin.
“Vrasja e Artan Cukut tregon se krimi nuk njeh kufi. Kjo ngjarje tregon se krimi është i lidhur me shtetin. Artan Cuku u largua padrejtësisht nga policia.
Artan Cuku u largua nga policia për pikëpamje politike. Krimi i organizuar është kërcënim për të gjithë rajonin”, tha Mediu.