Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Plarent Dervishajt, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Salit dhe Vajdin Lamajt.
Plaurent Dervishaj u ekstradua nga Dubai dy ditë më parë dhe ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Më 26 shkurt 2005 në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë vrau Klodian Saliun, ndërsa një ditë më vonë ka vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Kujtojmë se Dervishaj është arrestuar në datë 6 gusht në Dubai.