Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Klodian Rashës,Prokuroria njofton ndryshim të akuzës ndaj policit

2020/12/15 at 3:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Klodian Rashës,Prokuroria njofton ndryshim të akuzës ndaj policit

Prokuroria ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi i riu nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se e gjithë dinamika e ngjarjes është zbardhur dhe se hetimet e kryera deri më tani do të reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer nga efektivi i policisë.

Prokuroria e Tiranë mohon që të ketë pasur konflikt fizik mes efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rashë përpara se ta qëllonte me armë mbrëmjen e 8 dhjetorit.

Ndërkohë, sipas këtij njoftimi, hetimet vijonë për të zbuluar se kujt i përketë pistoleta, e cila sipas prokurorisë, u gjend pranë vendit ku u vra Klodian Rasha.

Njoftimi i Prokurorisë

Duke marrë shkak nga vëmendja e opinionit publik, me qëllim informimin sa më të plotë, në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka të bëjë me ngjarjen e datës 08.12.2020, që lidhet me vrasjen e shtetasit Klodian Rasha nga punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, si dhe duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale në lidhje me sjelljen e subjekteve procedurale penale në raport me kryerjen e një vepre penale, ju informojmë sa më poshtë: Që nga momenti i parë, veprimet hetimore janë kryer në kontrollin e Prokurorisë, sipas normave procedurale.

Është krijuar grupi hetimor, i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, të cilët menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e sipërcituar kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes si dhe në ditët në vijim kanë realizuar veprimet e para hetimore të domosdoshme dhe të nevojshme, që kanë të bëjnë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, pyetje të shtetasve të ndryshëm, marrjen dhe ekzaminimin e pamjeve filmike, si dhe veprime qe kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit te ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga subjektet procedurale, autori i veprës penale, viktima si dhe subjekte te tjera. Pas ngjarjes së ndodhur, dhe deri tani, janë realizuar një sërë veprimesh hetimore, shteruese, ezauruese, efikase, te pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve, të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetëm, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes si dhe të identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit të ngjarjes. Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me armë zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune. Grupi hetimor, krahas hetimit në lidhje me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes si dhe të përgjegjësisë ligjore të autorit të ngjarjes, ka kryer dhe është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore që kane për objekt identifikimin e autorësisë të armës të zjarrit të gjetur në Rrugën ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit të rrethanave të gjetjes së saj. Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi. Shprehim gatishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe veçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhe dënimin e tij sipas ligjit./ Opinion.al

Etiketa: Klodian RashaNevaldo Hajdarajprokuroria

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

COVID-19/ Kosova regjistron 17 viktima dhe 294 raste të reja

Masat anti-Covid/ Gjobiten 254 qytetarë, shoqërohen 5 të tjerë

Masat anti-Covid/ Gjobiten 254 qytetarë, shoqërohen 5 të tjerë

Von der Leyen: Vendet e BE mund të nisin vaksinimet para Krishtlindjeve

Von der Leyen: Vendet e BE mund të nisin vaksinimet para Krishtlindjeve

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com