Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, Salianji: Protestat kundër dhunës së shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 18/12/20 |
Semiljana Azizi

Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji e ka cilësuar revoltën që shpërtheu menjëherë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha si një protestë kundër dhunës së organizuar nga Edi Rama.

I ftuar në ABCNews, Salianj tha gjatë fjalës së tij se populli është organizuar kundër dhunës, dhe se qytetarët e brezi i ri janë pro protestës.

 “Duket qartë nga inserti që dhatë. Të gjithë brezi i ri dhe qytetarë të tjerë ishin pro protestës. Arkitekti ishte Edi Rama që në 7 vite ka ndërtuar një kulturë të dhunës. Marrja e qindares së fundit dhe pasurimit, sjelljes si lëngaraqë të fortët. Zemërimin dhe protestën aty e ka sjellë Edi Rama. Populli organizohet kundër atyre që i paguan”, tha ai.

Kujtojmë se pak javë më parë një 25-vjeçar, i identifikuar si Klodian Rasha u vra nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Prej kësaj vrasje në kryeqytet kryesisht, por edhe në në qytete të tjera të vendit shpërthyen protesta të cilat shpesh janë shoqëruar me tensione e dhunë./Opinion.al

Pas