Artisti Robert Ndrenika, ka reaguar për protestën e cila vijon të zhvillohet prej dy ditësh në Tiranë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”.
“Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e urrej”, ka thënë Ndrenika për News24.
Kujtojmë që vrasja e Klodian Rashës nga efektivi N.H, pas mesnatës së 8 dhjetorit, ngjalli revoltë masive te qytetarët, të cilët kanë protestuar prej dy netësh, duke sulmuar institucionet, por edhe policinë.
Ndërkohë që pak më herët ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili u ka siguruar protestuesve se Ardi Veliu do të vijojë të jetë në krye të Polcisë së Shtetit./Opiniona.al