Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Klodian Rashës, Gjonaj: Nuk është si 21 janari apo si Gërdeci

2020/12/12 at 2:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Klodian Rashës, Gjonaj: Nuk është si 21 janari apo si Gërdeci

Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie si dhe për protestat që vijojnë prej tre ditësh.

Gjonaj i shprehu ngushëllimet familjes së viktimë gjatë një interviste në “News 24”, ndërsa theksoi se ngjarja ka ndodhur nga veprime të veçuara dhe personale të një efektivi.

Ministrja e ka krahasuar vrasjen e të riut nga efektivi me ngjarjet e 21 janarit dhe Gërdecit, ndërsa theksoi se kjo çështje duhet t’i lihet drejtësisë.

Teksa foli për dhunën në protestë, Gjonaj tha se protestat me të tilla akte nuk i shërbejnë demokracisë.

“Jemi në një situatë paprecedentë. Jeta e humbur e një të riu është një ngjarje shumë e rëndë aq më tepër kur ka ardhur si pasojë e veprimeve të një efektivi të policisë. Dua të shpreh keqardhjen dhe solidarizohem me dhimbjen e madhe të familjes, por nga ana tjetër është një ngjarje e veçuar. Efektivi i policisë ka kryer një veprim personal. Ndodhet në masën e arrestit me burg dhe duhet tua lëmë organeve të drejtësisë të hetojnë. Dua të theksoj se është një ngjarje tërësisht sporadike, tërësisht e veçuar dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur me një urdhër politik, ndryshe nga ajo që ka ndodhur disa vite më parë në bulevard kur urdhrat politikë jepeshin nga partia në pushtet apo PD, apo dhjetëra jetë të humbura në rastin e Gërdecit. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me policinë në kohën e PD. Sot sjellja e efektivëve të policisë ka një ndryshim thelbësor me sjelljen e efektivëve në kohën e PD-së. Ata sjellin rezultate në përballjen e Shqipërisë me krimin. Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të drogës. Faktet janë kokëforta dhe nuk meritojnë krahasim me policinë në kohën e PD-së. Ka shumë aspekte që duhen përmirësuar por krahasimi është i pavend. Nëse do e shohim si rast sporadik, duhet të kuptojmë që nuk përfaqëson frymën e Policisë Shqiptare. Të gjithë djemtë e vajzat meritojnë një respekt për punën e tyre në përballje me krimin, por dhe në situata të pazakonta siç ka qenë tërmeti apo dhe në kohën e pandemisë. Përtej fakti që Ministri i Brendshëm nuk ka përgjegjësi ligjore, dhe nuk ka një urdhër politik por pavarësisht se nuk kishte përgjegjësi ligjore ndjeu përgjegjësi morale për të dhënë dorëheqjen. Ndryshe nga ministri i Brendshëm i PD që u bë kryetar bashkie dhe kryetar i partisë. Kjo jep ndryshimin mes neve dhe atyre. Nëse ka një forcë politike që i ka mirëpritur protestat ka qenë PS. Kanë ndodhur shumë protesta, që nga ajo e armëve kimike, ajo e studentëve. Dhanë argumentet e tyre dhe qeveria reflektoi. Protestat janë të ligjshme por kur nuk janë të dhunshme. Me shumë të drejtë kjo jo vetëm revolton qytetarët kur kthehen të dhunshme kur shkatërrojnë e sjellin dëme në pronën publike. Në 30 vjet pluralizëm nuk ka ndodhur që të goditen selitë e një force politike. Për herë të parë po ndodh. Nuk mund të justifikojë irritimi dhunën. Ky shqetësim u përcoll dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Me shumë respekt përcollën lidhur me faktin që dënonin protestat e dhunshme”,-tha Gjonaj./ Opinion.al

Etiketa: Etilda GjonajKlodian Rashapoliciaprotesta

Ju sugjerojmë

Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën
Bota

Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën

5 Janar, 2026 2:15 pm
Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
Bota

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

5 Janar, 2026 12:42 pm
Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
Bota

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

5 Janar, 2026 12:29 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

5 Janar, 2026 11:42 am
Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Bota

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

5 Janar, 2026 11:27 am
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
Bota

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

5 Janar, 2026 9:34 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Pas Venezuelës, Trump “shënjestron” Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

5 Janar, 2026 9:31 am
Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor
Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

5 Janar, 2026 9:28 am
Para
Protesta/ Gjonaj akuza PD dhe LSI: Fëmijë nga shtresa të varfra po paguhen

Protesta/ Gjonaj akuza PD dhe LSI: Fëmijë nga shtresa të varfra po paguhen

Protesta, Gjykata e Tiranës liron tre të arrestuarit

Protesta, Gjykata e Tiranës liron tre të arrestuarit

Armë dhe drogë/ Arrestohen 12  persona në Krujë, 3 në kërkim (Emrat)

Armë dhe drogë/ Arrestohen 12 persona në Krujë, 3 në kërkim (Emrat)

TE FUNDIT

Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën

Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën
5 Janar, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se Britania e Madhe do të mbështesë Danimarkën në përgjigje të pretendimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje...

Lexo më shumë

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
5 Janar, 2026

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë...

Lexo më shumë

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
5 Janar, 2026

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha...

Lexo më shumë

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
5 Janar, 2026

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com