TIRANË- Vrasja në Luz në Kavajës dyshohet se ka ndodhur për shkaqe krejtësisht banale. Mësohet se viktima Ismet Xhani, dhe autori Xhevdet Saraçi, banonin shumë pranë njëri-tjetrit dhe kishin disa ditë që ishin konfliktuar mes tyre për një plep që viktima e kishte prerë në tokën afër shtëpisë së Saraçit.
Gazeta Panorama shkruan se janë marrë në ruajtje banesat e tyre pasi ka frikë se mos familjarët e viktimës do të hakmerren. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme dhe autori u arrestua një orë pas vrasjes.