Kronikë

Vrasja e Jurgen Dukës, lihet i lirë shoku i viktimës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 17/12/21 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë shokun e viktimës Jurgen Duka që mbeti i vrarë me armë nga polici Arbër Sula më 14 Dhjetor.

Për Orgest Drazhin është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. 36-vjeçari Drazhi do të hetohet në gjendje të lirë, në bazë edhe të kërkesës së bërë nga Prokuroria. Ai akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen e rëndë.

Drazhi ka qenë me shokun e tij Jurgen Duka në një dyqan në rrugën “Irfan Tomini” kur 29-vjeçari i ndjerë u përfshi në një debat për motive banale me policin se kush do të paguante i pari.

Mes tyre pati edhe një përplasje fizike, e më pas polici Arbër Sula nxorri armën dhe qëlloi për vdekje 29-vjeçarin Duka. Punonjësi i policisë është ende në arrati dhe nuk është kapur nga policia./ Opinion.al

Pas