Kronikë

Vrasja e ish-Policit në Laç, djalit të tij iu bë atentat një vit më parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:33 - 01/11/21 |
Opi Nion

Mëngjesin e kësaj të hëne Laçi u trondit nga një vrasje me armë zjarri, ku viktimë mbeti ish-polici, Xhelal Reçi.

Policia ka rrethuar zonën për kapjen e autorit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Por, rezulton se djalit të viktimës, Besnik Reçit i është bërë atentat një vit më parë, konkretisht më 15.08.2020.

Ngjarja ndodhi në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, kur Reçi po udhëtonte bashkë me familjen në makinë, gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Dy persona me motorr ndoqën automjetin e Besnik Reçit, duke e qëlluar tre herë, por fatmirësisht plumbat nuk kapën asnjë perej tyre.  Autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë zbuluar ende nga policia./Opinion.al

Pas