Gjergj Cukali, i konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” është liruar. Katër muaj më parë ai u arrestua si vrasës me pagesë i ish-policit, Arben Bilali. (LEXO LAJMIN KËTU)
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, ndërsa Cukali ka lënë dhomat e paraburgimit.
Prokuroria në atë kohë do të deklaronte se kishte gjetur prova shkencore dhe se ADN e tradhtonte në mjetin ku u krye ekspertiza.
Gjykata e Tiranës e la në arrest me burg, ndërsa Gjykata e Apelit thotë se provat janë të pamjaftueshme dhe i ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje.
Ndërkohë për këtë vrasje në 2 maj 2019 policia e Tiranës arrestoi Arben Tirana (Xhetani), banues në Shkozë, i proceduar disa herë për vjedhje. Momentalisht Xhetani ndodhet në masën e “arrestit në burg” të caktuar nga gjykata e Tiranës./ Opinion.al