Kronikë

Vrasja e ish-policit, Artan Hoxha: Sa u pagua dhe kush është në kërkim


               Publikuar në : 16:43 - 19/09/19 |
Al Do

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrat e gjashtë personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Sipas Hoxhës në kërkim janë ; Leonard Duka, Orion Loga, Dritan Agai, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni. Ai pohoi gjithashtu se janë edhe tre persona të tjerë, emrat e të cilëve tha se “shpejt akoma për ti nxjerrë”

Ditën e djeshme dolën pamjet filmike të momentit të ekzekutimit të ish-policit Malko. Në pamjet filmike dukej ish-efektivi i policisë që lëviz në rrugën e Porcelanit me automjetin e tij, BMW X5 ngjyrë e zezë. Ai ul shpejtësinë pasi ishte duke folur në telefon dhe ndalon një zonë të ndriçuar pranë një lavazhi, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njëkohësisht. Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Atentatorët sipas Hoxhës janë paguar 300 mijë euro për vrasjen e Malkos.

“Ky grup që u bë zhurmë u lirua në një kohë të shkurtër. Nuk e di si prokurorët hodhën poshtë provat. U pagua një çerek milioni euro që ai grup të ishte në rrugë. Pas 5 muajsh kemi vrasjen e Santiago Malkos. Në vijim do të nxjerrim edhe videot e dinamikës si u vra. Janë tre makina në vendin e ngjarjes. Një atentat që ka 8-10 persona. Autorët operuan me tre mjete. Kjo do të thotë se goditja e Malkos ishte prioritet, për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, vrasësit dyshohet se janë nga Vlora dhe dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Edison Harizajt dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë. Pra kemi porositët dhe ekzekutorët. Në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin. Santiago Malko duhet të ekzekutohej” tha ai.” është shprehur ai në një intervistë televizive.

Sa i përket motivit të vrasjes ai shton se janë motive të përziera mes interesave në lojërat e fatit dhe trafikut të drogës.

“E kërkonin me patjetër që ta ekzekutonin dhe sigurisht që ishin ca ngjarje të mëparshme që janë në hetim. Motivi nis është një miksim mes lojërave të fatit dhe trafikut. Personat që paguan për vrasjen kanë qenë të përfshirë dhe investues në kompanitë e lojërave të fatit, ku ai kishte edhe vetë disa pika”deklaroi Artan Hoxha. /Opinion.al

Pas