Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ruhan Hirajt i cili është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Tre gjyqtarët, Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni nuk pranuan kërkesën për rishikimin e dënimit të njërit prej anatërëve të “grupi të zjarrit” në Lazarat.
Ai u ekstradua nga SHBA në Korrik të 2019 nën akuzat e “Kundërshtimit të forcave të Policisë”, Armëmbajtje pa leje e prodhim armësh e municionesh”.
Në Qershor të 2015, efektivi Ibrahim Basha u qëllua për vdekje pasi konstatoi së bashku me kolegët e tij, një automjet të mbushur me kanabis e arsenal armësh.
Në përpjekje për të ndaluar makinën, Basha u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa të plagosur nga të shtënat me breshëri mbetën edhe dy efektivët e RENEA-s, Jetmir Isai dhe Perlat Shpati.
Për ngjarjen e rëndë janë dënuar përjetë dy persona, ndërsa të tjerët u dënuan në total me 148 vite burg.
Klan News