Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Hekuran Billës,arrestohet një person gjatë kontrollit të policisë

2020/06/21 at 9:45 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Hekuran Billës,arrestohet një person gjatë kontrollit të policisë

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa më 11 qershor.

Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të hetimeve për ngjarjen e 11 qershorit, ka rënë në pranga një 32-vjeçar pasi mbante armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej me vrap kur po i afroheshin efektivët e policisë.

Policia sqaron se i riu ndodhej në ambientet e një lokali, ndërsa me vete mbante një pistoletë të kalibërit 9 mm. Policia mundi ta arrestojë atë gjatë tentativës për t’u larguar.

Sipas informacioneve, personi i arrestuar është identifikuar si Andi Agraja, 32 vjeç, banues në Shkodër. I arrestuari akuzohet për “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës vijon veprimet hetimore dhe profesionale për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Hekuran Billa.

Krahas veprimeve hetimore vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

Gjatë kontrolleve të shtuara është kapur në një lokal, një shtetas që mbante armë zjarri pistoletë me vete dhe tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u arrestua në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Policisë në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe në Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë ushtruar kontrolle të shumta në disa ambiente lokalesh, banesa dhe servise automjetesh.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në një lokal, një shtetas, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është larguar me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon veprimet intensive për dokumentinin e plotë të vrasjes së shtetasit H. B., identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Më herët, nga DVP Tiranë, u identifikua dhe u prangos 22-vjeçari S. M. (nipi i shtetasit V. M.), i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Më pas, falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
Bota

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

8 Gusht, 2025 9:26 pm
Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

8 Gusht, 2025 8:56 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
Rajoni

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

8 Gusht, 2025 8:16 pm
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Bota

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

8 Gusht, 2025 6:56 pm
Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
Bota

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen

8 Gusht, 2025 6:38 pm
India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit
Bota

India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit

8 Gusht, 2025 6:15 pm
Para
Europa pa Amerikën

Europa pa Amerikën

Tërmeti/ Lista me 500 emrat e dytë që kanë fituar dëmshpërblimet në Tiranë

Tërmeti/ Lista me 500 emrat e dytë që kanë fituar dëmshpërblimet në Tiranë

Durrës/ Zaptuan pronë publike, arrestohen dy persona

Durrës/ Zaptuan pronë publike, arrestohen dy persona

TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
8 Gusht, 2025

Një zjarr i madh në veriperëndim të Los Anxhelosit ka detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
8 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Lexo më shumë

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
8 Gusht, 2025

Ylli i Kombëtares, Armando Broja ka finalizuar transferimin e tij tek ekipi i Burnleyt nga blutw e Londrws për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com