Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Gjyriçit në Tropojë, Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm

2020/01/06 at 7:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Gjyriçit në Tropojë, Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm

Artan Hoxha ka folur mbi vrasjen e 47-vjeçarit, Guxim Gjyriçi në Tropojë. Sipas Hoxhës kjo vrasje mund të nxisë një valë të re ekzekutimesh.


Hoxha shton se Guxim Gjyriçi nuk kishte probleme të vetat dhe nuk ruhej por është vëllai i Agron Gjyriçit, shokut të ngushtë të Fatmir Haklajt. Sipas gazetarit edhe vrasja e tij ka ardhur si një shpagim për mungesë të Agronit, i cili ndodhet në Amerikë.

“Agroni ka qenë në zyrën e pasaportave gjatë kohës kur Fatmir Haklaj drejtonte komisariatin e Tropojës. Agroni nuk ka qenë i përfshirë tek seriali i vrasjeve në Tropojë. Ka një lokal aty ku ka ndodhur ngjarja, banesa e viktimës së mbrëmshme ndodhet shumë afër ngjarjes. Janë fis i njohur dhe kjo ka bërë që të mos përziheshin. Viktima e mbrëmshme është një njeri që nuk përfshihej. Agroni, i vëllai i tij, krijoi një biznes, ka ndërtuar postën e Bajram Currit, ka ndërtuar vepra arti të vogla, ka patur pastrimin e qytetit deri më tani. Agroni vazhdoi të jetonte si normalisht, jo si pjesa tjetër që fshiheshin.” tha Hoxha.

Hoxha tha gjithashtu se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

“Dallimi i kësaj vrasje me ngjarje të tjera është pikërisht ky fakt, që të dhënat e para të çojnë që kjo është një vrasje jo me motive të çastit jo për një zënkë. Të gjitha elementët e parë të ngarjes, të lënë të kuptosh që kemi të bëjmë me një vrasje të organizuar, dhe jo thjeshtë e organizuar por dyshime të mëdha kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo vjen për shkak të personalitetit të viktimës. Une e kam njohur personalisht viktimën, kam qenë disa herë në banesën e tij kur babai i tij jetonte, dhe vëllai i tij, Agroni ishte akoma këtu. Dyshimet e mëdha në të gjithë opinionin, dyshimet e para janë që viktima është një lloj shpagimi për mungesën e vëllait të tij që është në Amerikë. Kam lexuar në portale që është djali i tezes së Fatmir Haklajt. Nuk ka lidhje të tillë direkte, nuk është djali i tezes së Fatmir Haklajt, por ata kanë një lidhje fare fisnore. Por lidhja që ka pasur vëllai i të ndjerit me Fatmir Haklajn është më shumë se kushërinj, Agron Gjurici ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Gjurici ka qenë shef i zyrës së pasaporteve. Vëllezërit Gjurici nuk ka qenë të përfshirë. Pra ajo që thuhet sot për ta lidhur me serialin e Haklajkve, Guximi nuk ka lidhje direkte, por vëllai i tij ka qenë shumë mik i tyre”, tha Hoxha në Abc News.

Artan Hoxha ka deklaruar gjithashtu se vrasja në Tropojë ka pas një mesazh.

“Aty kalonte gjithë dynjaja, autorët e kanë qëlluar nga makina.Dyshimet janë që kemi të bëjmë me tre autorë. Ai është qëlluar me breshëri, njerëzit që kanë arritur të parët e kanë gjetur të gjallë, por sa ka mbërritur në spital ka humbur jetën. Ka vetëm dy mundësi per tu larguar autoret. Nga Bajram Curri mund të largohesh ose nga Hasi ose nga Fierza, por kjo e dyta është më e gjatë, dhe drejt Hasit është rrugë më e mirë. Mua më duket pak e çuditshme që nuk arrin një drejtori si ajo e Kukësit që të mos bllokojë dy rrugë. Ti ke të gjitha mundësitë që ta bllokosh këtë rrugë. Mënyra si është kryer ngjarja, personazhi që është goditur janë të gjithë elemnetë që kjo është një vrasje me mesazh brenda, dhe unë këto kam frikë.

Jo unë por të gjithë qytetarët nga Tropoja që kam folur sot të gjithë më kanë shprehur këtë gjë, frikën që mos fillojë një serial. Ai ka lënë tre fëmijë, vëllai i vet ka tre fëmijë, fisi, ku fillojnë histori të tilla nuk i dihet se si mund të shkojë, sidomos malësia që ka rrethana. Dhe në rastin konkret, për mua viktima e mbrëmshme nuk ka qenë objektivi, ai ka qenë mesazhi për të shkuar tek të tjerët. Ky nuk ruhej, se ata tjerët kanë ikur. Dyshohet se janë vrasës me pagesë. Urdhëruesi nuk jeton në Tropojë”, tha Hoxha./Opinion.al

Etiketa: guximhoxhatropoje


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Vrasja e 40-vjeçarit në Lushnjë, Artan Hoxha: I vunë eksploziv në…

Sulmi ndaj kryebashkiakut Tushe/ Artan Hoxha: Pse nuk u përdor helikopteri

Foto Galeri/Funerali i Soleimanit, nga lideri në lot tek Trumpi “i varur”

Foto Galeri/Funerali i Soleimanit, nga lideri në lot tek Trumpi "i varur"

NATO, mbështetje për SHBA në Lindjen e Mesme

NATO, mbështetje për SHBA në Lindjen e Mesme
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com