Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz ditën e sotme.
Von der Leyen, e ka cilësuar një akt të neveritshëm dhe frikacak vrasjen e një gazetari. Sipas saj, një nga vlerat e Europës është liria duke theksuar se liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha.
“Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, frikacak. Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi Ursula von der Leyen.
“Ngushëllime familjes së George Karaivaz. Shpresoj që kriminelët do të dalin para drejtësisë së shpejti”, përfundoi ajo.
Gazetari u ekzekutua me gjashtë plumba në rrugën “Aninou në Alimos”, pranë banesës së tij./Opinion.al