Bota

Vrasja e gazetares në Maltë, kryeministri do të japë dorëheqjen në janar


               Publikuar në : 16:30 - 02/12/19 |
xhu lia

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka njoftuar se do të dorëhiqet në janar të vitit të ardhshëm nga posti i tij, ndërkohë që po vijojnë protestat për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

Hetimet e deritashme për vrasje kanë çuar tek zyrtarët në qeverinë e tij.

Ai tha se do t’i kërkojë Partisë së Punës, e cila është në pushtet, të nisë procesin për të zgjedhur pasardhësin e tij më 12 Janar. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme në lidhje me hetimin për vdekjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Ajo u vra prej një bombe të vendosur në makinë në vitin 2017, ndërkohë që ajo po investigonte një rast korrupsioni midis biznesit dhe elitës politike të Maltës. Një biznesmen, i cili mendohet se ka lidhje me zyrtarët e lartë të vendit u akuzua për bashkëpunim në vrasjen e saj.

I dyshuari biznesmeni, Yorgen Fenech u shpreh se është i pafajshëm për atë dhe akuza të tjera. Të dyshuar si të përfshirë në këtë krim janë edhe ish-shefi i shtabit të kryeministrit dhe një ish-ministër i Turizmit. Që të dy dhanë dorëheqje javën e kaluar duke mohuar akuzat.

 

Pas