Gjykata e Fierit ka dënuar dy autorë e vrasjes së 23-vjeçarit, Florian Selimi në vitin 2019.
Mësohet se dy autorët e krimit, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci janë dënuar me nga 19 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë.
Kujtojmë se trupi i viktimës ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime./Opinion.al