Një ditë pas vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, një nga të arrestuarit, Sokol Sanxhaktari, thotë se nuk kujton se përse ata janë konfliktuar.
Rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së djeshme Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike në një lokal.
Në bisedë e sipër, ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit.
“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë, pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”,-ka thënë Sokol Sanxhaktari përpara oficerit të policisë gjyqsore. /Opinion.al