Kronikë

Vrasja makabre e pronarit të ushqimores,lirohet i riu që dyshohej si autor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 27/10/20 |
Opi Nion

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, 18-vjeçarin Devis Hoti, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen makabre të një pronari dyqani ushqimor, në fshatin Mborje të Korçës.

Ky vendim është marrë pasi nga analiza e ADN rezultoi se fija e floku e gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Rezultatet e AND, bënë që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Ngjarja e rëndë për të cilën u arrestua Devis Nika ka ndodhur më 19 Dhjetor të vitit të shkuar, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para dyqanit të tij.

Viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që më pas trupi ishte spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka, duke pësuar djegie në kokë, krah dhe trup./ Opinion.al

Pas