Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

2025/11/26 at 2:30 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:


Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Rrethanat e ngjarjes

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,  “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit”  dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.

Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.

Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.

Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.



Ju sugjerojmë

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
Rajoni

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

26 Nëntor, 2025 2:20 pm
Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

26 Nëntor, 2025 2:16 pm
2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti
Te Fundit

2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti

26 Nëntor, 2025 2:11 pm
Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am















TE FUNDIT

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
26 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës...

Lexo më shumë

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
26 Nëntor, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se...

Lexo më shumë

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari
26 Nëntor, 2025

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit të koduar “Blic”....

Lexo më shumë

2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti

2 personat e arrestuar në Orosh e cilësojnë Policinë si “shejtan”:Gjykohemi nga Zoti
26 Nëntor, 2025

Erzen (Hamza) Uka dhe shoku i tij, Julian (Adem) Cumraku, të cilët u arrestuan pas dyshimeve se po përgatisnin sulm terrorist,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com