Kronikë

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Ndalohet “Loku” i Peqinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:54 - 29/07/20 |
Al Do

Policia e Elbasanit ka shoqëruar mbrëmjen e sotme një tjetë person që dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rrahmani”.

Abc Neës raporton se është shoqëruar një person rreth 30-vjeç me i quajtur Gani Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.

Ky person ka miqësi me Seit Manahasën, pronarin e servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.

Dyshohet se ky person ka vendosur armën poshtë serbatorit të makinës.

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.

Policia e Elbasanit ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen si dhe ka ndaluar Seit dhe Albert Manahasën, babë e bir.  /Opinion.al

Pas