Policia e Elbasanit ka shoqëruar mbrëmjen e sotme një tjetë person që dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rrahmani”.
Abc Neës raporton se është shoqëruar një person rreth 30-vjeç me i quajtur Gani Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.
Ky person ka miqësi me Seit Manahasën, pronarin e servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.
Dyshohet se ky person ka vendosur armën poshtë serbatorit të makinës.
Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.
Policia e Elbasanit ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen si dhe ka ndaluar Seit dhe Albert Manahasën, babë e bir. /Opinion.al