Aktualitet

Vrasja e Elton Çiçës në Bllok, 4 të shoqëruar…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:48 - 02/05/16 |
b.f

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për vrasjen e Elton Çiçës, mbrëmjën e të dielës në Tiranë.

Blutë thonë se kanë shoqëruar Elton Imerin, të cilit iu bë atentat me eksploziv në makinën e tij, 8 Dhjetorin e vitit të kaluar.

Vëllai i tij ishte pjesë e grupit që grabiti prindërit e Elton Çiçës. Ai aktualisht ndodhet në burg për këtë ngjarje.

Imeri është shoqëruar orët e para të mëngjesit të së hënës, në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për krimin.

Policia është tepër e rezervuar në dhënien e detajeve se çfarë ka deklaruar ish – ushtaraku para hetuesve.

Burimet nga policia e kryeqytetit thonë se janë shoqëruar edhe tre të rinj nga qytetit i Laçit.

Ata janë kushërinj të Robert Ramës, i cili u vra 11 Qershorin e kaluar në Durrës, në zonën e Kënetës.

Shoqërimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve se, Elton Çiça është vrarë për hakmarrje.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas