Aktualitet

Vrasja e efektivit në Lazarat, ekstradohet nga SHBA i riu


               Publikuar në : 15:07 - 10/07/19 |
geliano fataj

Një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, që qëndron pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha është depërtuar nga SHBA.  Kështu në dorë të policisë shqiptare është dorëzuar 22-vjeçari Ruhan Hiraj nga Lazarati.

I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “RENEA”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Si pasojë e këtyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur dy punonjës të tjerë të  policisë./ Opinion.al

Pas