Policia e Fierit, FNSH dhe RENEA kanë rrethuar zonën, ku dyshohet se është fshehur autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia.
Ndërkohë mësohet se kontrolle janë kryer në banesën e autorit, si dhe janë shoqëruar në komisariat prindërit e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli edhe në hyrje të Vlorës, ndërsa vijon krehja e zonës.
Në Policinë e Fierit ndodhet edhe Drejtori i AMP për hetimin e ngjarjes së rëndë nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo efektivi është vrarë për shkak të detyrës.
Sakaq, 30 mijë euro janë vendosur si shpërblim për këdo që ka informacione të vlefshme që ndihmojnë në kapjen e autorit.