-U tha në Opinion

Vrasja e efektivit/ Hoxha: Në fund të shtatorit kemi kurbanët e kanabisit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:06 - 28/09/21 |
el ida

Gazetari Artan Hoxha e ka lidhur ngjarjen e sotme në ishull –Lezhë me situatën e mbjelljes së kanabisit. Sipas Hoxhës efektivët e policisë ktheheshin nga një parcelë ku kishin gjetur bimë të mbjella, ndaj edhe për këtë arsye në mjetin e tyre janë gjetur disa bimë që janë marr për analiz dhe dokumentim, sipas procedurës.

Gazetari tha se fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit shënon periudhën e “kurbanëve” të kanabisit.

“Në fund të shtatorit –fillim i tetorit ne kemi kurbanët e kanabisit. Deri tani, kurbanët e kanabisit kanë qenë nga ata që janë marr me këtë punë. Këtë radhë për fat të keq erdhi nga policia. Tre punonjësit kanë qenë që në orët e para të mëngjesit për të asgjësuar një parcelë kanabisi. Pikërisht në atë zonë unë kam qenë me një gazetare të BBC. Aty ishte koha e përpunimit dhe ata ishin mbledhur nga disa zona. Këta kanë qenë në atë zonë. Si e kishin kultivuar? Toka nuk është produktive, uji është i kripur, por në hapat që kanë ecur ata e mbjellin në thasë plastikë, plastik me dheun e plehun orgnik dhe vazhdon bima. Sasia nuk ka qenë e madhe. Policia e ka dokumentuar këtë gjë dhe prandaj në makinë janë gjetur bimë kanabisi”, tha gazetari./Opinion.al

 

 

Pas