Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Laç, kush janë 3 personat e shpallur në kërkim(Emrat)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 24/06/20 |
Al Do

Policia njoftoi ditë e djeshme zbardhjen e ngjarjes së 30 majit në Laç ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Atentati ndaj tyre është kryer nga katër persona, ndër të cilët Eduart Lamaj kishte rol kryersor sipas policisë.

Ai u arrestuar dje në operacionin “klinika”, ku u zbulua se mjekonte plagën e marrë gjatë atentatit në një klinikë private në Tiranë. Policia tha dje se ka shpallur në kërkim tre personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

News 24 ka zbardhur sot identitetet e personave të shpallur në kërkim. Ata janë:

33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Ndërkohë janë sekuestruar mjeti ‘’Volksëagen’’ me targa AA505UG që ka shërbyer për lëvizjen e autorëve si dhe ‘Land Roveri’ me të cilin u transportua Eduart Lamaj në klinikën private.

Ilir Xhepaj ndërkohë është aktualisht në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve. /Opinion.al

Pas