-U tha në Opinion

Vrasja e dy vëllezërve Haxhia, avokati: Klevis Alla nuk solli asnjë provë


               Publikuar në : 23:07 - 05/05/20 |
Opi Nion

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 Prill në Durrës, ka thënë që bazuar në deklarimet e klientit të tij, Altin Ndoci nuk është autor i ngjarjes.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, avokati Visha tha se edhe deklarimet apo pretendimet e bëra në media lidhur me Ndocin, janë të pasakta.

“Nga bisedat që kam bërë me klientin tim është i habitur si mund të implikohet në këtë ngjarje, për shkak të miqësisë që kanë me viktimat”, tha Visha. I pyetur nëse prokuroria ka çuar prova lidhur me klientin e tij, Visha tha: “ Prokuroria dhe gjykata u munduan që çështja e Altin Ndocit ta gjykohej veças. Ka qenë insistimi im që të vinte dhe bashkëpunëtori tjetër. Kam kërkuar deri në përfundim ndonjë provë, përveç provave që lidhen me faktin që ka ndodhur një vrasje dhe vrasja është shumë e rëndë, nuk është administruar asnjë provë. Madje po të them i kam kërkuar bashkëpunëtorit tjetër të flasi në lidhje me implikimin e Altin Ndocit dhe nuk ka folur. Nuk ka patur asnjë njohje lidhur me Altin Ndoci. Ardhja e 22 -vjeçarit Klevis Alla nuk solli asnjë risi apo provë që të bazonte dyshimin për Altin Ndocin.

Nuk mund ti japim merita policisë ne, ajo që po ju them sot, mbi bazën e atyre që më deklaron i mbrojturi prej meje, nuk është autori”, tha Visha duke instituar që nuk duhet insistim në deklaratat e policisë./Opinion.al

 

Pas