Kronikë

Vrasja e dy personave në Malësi të Madhe, ndalohet babai i autorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 08/10/20 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme autoritetet kanë ndaluar babain e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe.

Rrok Pepaj, babai i i autorit të dyshuar Danjel Pepaj, është ndaluar nga policia dhe prej disa orësh po merret në pyetje nga policia e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit të vrasjes së Klement Pepajt, 21 vjeç dhe Vilson Çutaj 37 vjeç.

Trupat e pajetë të Pepajt dhe Çutaj u gjetën pasditen e sotme, pasi ata ishin zhdukur prej 5 ditësh (3 tetor 2020). Trupat e pajetë u  gjetën në zonën malore të Rrencit, afër fshatit Vrith 250 metra larg parcelës me kanabis.

Mësohet se të dy janë vrarë me armë zjarri, pasi janë konstatuar shenja plumbi. Ndërkohë kushëriri i tyre Daniel Pepaj, i cili dyshohet të jetë vrasësi, është shpallur në kërkim nga policia.

Danieli dyshohet se është personi që ka vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, pasi këta të fundit e kanë dhunuar sepse Danieli u kishte vjedhur hashashin nga parcelat./ Opinion.al

Pas