Bota

Vrasja e Dugina-s/Lavrov: Nuk do të ketë mëshirë për personat përgjegjës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 23/08/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se nuk do të ketë mëshirë për ata që janë përgjegjës për vdekjen e Darya Dugina, një komentatore politike ruse dhe vajza e ideologut të shquar ultranacionalist Alexander Dugin.

“Unë besoj se ky është një krim barbar, për të cilin nuk duhet të ketë falje dhe për ata që e organizuan atë”, tha Lavrov gjatë një konference për shtyp të martën me homologun e tij sirian.

“Tani, siç e kuptoj unë, FSB-ja ka vërtetuar tashmë faktet, të cilat tani janë duke u hetuar. Shpresoj se hetimi do të përfundojë së shpejti dhe si rezultat i këtij hetimi, sigurisht që për organizatorët dhe urdhëruesit e vrasjes nuk do të kenë mëshirë”, tha ai.

Në një hetim dy-ditor, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) fajësoi shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s.

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së si fiktive./Opinion.al

 

Pas