Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Cukut/ Kuliçaj: Veprimet e policisë amatore, është manipuluar opinioni publik

2017/04/12 at 10:28 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Cukut/ Kuliçaj: Veprimet e policisë amatore, është manipuluar opinioni publik

Ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i cili u përjashtua nga policia bashkë me të ndjerin Artan Cuku hedh dyshime mbi punën e policisë. Ai thotë se veprimet në vendngjarje pas vrasjes së Cukut kanë qenë amatore. Gjithashtu, Kulicaj thotë se po manipulohet opinioni publik duke e shitur vrasjes si krim për hakmarrje dhe kërkon që hetimet të përqendrohen tek kriminelët që ka goditur Cuku kur ishte drejtues policie. Intervista është dhënë për “Gazeta Shqiptare”.


Kuliçaj, ju keni punuar për më shumë se një dekadë me komisarin e ndjerë Artan Cuku, me të cilin keni pasur krahas marrëdhënieve të punës, edhe marrëdhënie miqësore. Si e mësuat lajmin për vrasjen e tij?

Ndodhesha me një mikun tim, punonjës policie në një lokal në rrugën “Mustafa Matohiti”, po pinim kafe. Gjysmë ore pasi ishim ulur, besoj duhet të ishte ora 20:30, miku im mori një telefonatë, përmes së cilës u informua se ishte vrarë një ish-punonjës policie dhe që dyshohej se ishte Artan Cuku. Ishte krejtësisht shokuese për mua dhe e kisha të vështirë ta besoja. Ndaj i kërkova mikut tim ta verifikonte sërish telefonatën.

Ju keni qenë për vite me radhë në postin e zv/dësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe një prej miqve të Artan Cukut. Sipas jush, cila duhet të jetë pista kryesore e hetimit?

Duhen vlerësuar të gjitha pistat. Hetimet nuk duhet të përqendrohen vetëm në një drejtim, siç është dyshimi për një vrasje për motive hakmarrjeje, për shkak të incidentit që Artan Cuku pati shumë vite më parë në zyrën e tij. Hulumtimi vetëm në një drejtim anashkalon marrjen e provave për pistat e tjera, duke i bërë dëm hetimit të gjithanshëm të çështjes. Theksoj se duhen hulumtuar çështjet që ka ndjekur, kryesisht në Vlorë, në drejtim të goditjes së grupeve të narkotrafikut dhe personave, të cilët janë ekstraduar në Itali, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, nevojitet përqendrim total i policisë kriminale në hetimin e rastit. Prokuroria, policia dhe shërbimet e tjera duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Duhet vlerësuar me kujdes çdo e dhënë e hetimit dhe duhet ruajtur sekreti hetimor, pasi në jo pak raste nxjerrja në media e të dhënave e dëmton hetimin. Prokuroria duhet të vendosë komunikimin me mediat. Nuk duhet që çdo drejtues policie të bëjë deklarata për ecurinë e hetimit.

Policia ka deklaruar se po heton në disa pista, madje ka vënë dhe një shpërblim për personat që japin të dhëna që vlejnë për zbardhjen e ngjarjes. A nuk veprohet kështu në të gjitha rastet?

Policia dhe prokuroria duhet të sigurojnë prova të sakta dhe të zbardhin të gjithë të vërtetën, jo vetëm sa u përket autorëve, por edhe motivit. Veprimet e policisë në vendngjarje kanë qenë amatore dhe është manipuluar opinioni publik.

Përse sipas jush pista e vrasjes për hakmarrje është e zbehtë dhe vini theksin te një vrasje për shkak të detyrës, konkretisht për kohën që ai ka drejtuar Policinë e Vlorës?

Pistën e hetimit për hakmarrje, unë e përjashtoj pasi kam qenë ndër drejtuesit e policisë që kam ndjekur hetimet për rastin. Dhe jo vetëm kaq, por edhe komunikimet që Artan Cuku ka pasur me familjen Daka. Veç anës ligjore, Artan Cuku donte që të kishte edhe besimin moral të familjes në fjalë, se nuk kishte kryer asnjë veprim arbitrar ndaj djalit të tyre.

Kuliçaj, mund të na flisni pak për njohjen me Artan Cukun dhe si e vlerësoni punën e tij në polici?

Me Artan Cukun jam njohur në vitin 2005 dhe marrëdhënia me të në vazhdim ka qenë profesionale dhe shoqërore. Ai ishte një oficer policie, që i ishte përkushtuar tërësisht profesionit dhe punonte me shumë pasion. Ishte një familjar model dhe i përkushtuar.

Ju keni qenë një prej miqve të tij më të mirë. Mund të na thoni nëse ka pasur ndonjë peng Artan Cuku?

Artan Cuku u nda nga kjo jetë me mendimin se do të rikthehej në Policinë e Shtetit, për t’i shërbyer prapë me aq pasion dhe profesionalizëm, ashtu si ishte dhe dinte vetëm ai të bënte punën në shërbim të qytetarëve. Për fat të keq, ky fakt mbeti edhe pengu më i madh i tij, pasi edhe pse me vendim të formës së prerë nga gjykata, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, refuzuan ta kthejnë në detyrë.

Ka pasur reagime nga politika shqiptare, kryesisht opozita që ka kërkuar zbardhjen e vrasjes makabre. Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim të kryeministrit apo institucionit të Ministrisë së Brendshme.

E kam të pamundur të kuptoj qëndrimin cinik të kryeministrit, i cili gjen kohë të komunikojë me deputetë trafikantë, të ftojë në takime e biseda telefonike persona me të shkuar kriminale dhe nuk bëri asnjë reagim për vrasjen e drejtuesit të lartë Artan Cuku, ngjarje e cila mund të konsiderohet mafioze dhe që ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo është e papranueshme.

Të kthehemi pak mbrapa në kohë. Ju jeni ndër zyrtarët e lartë të policisë që u liruat pas ndërrimit të pushtetit në 2013. Si e konsideroni këtë reformë?

Reforma e ndërmarrë në vitin 2013 është reforma me e paprecedentë e këtyre 26 viteve. Kjo pseudoreformë hodhi në rrugë mbi 1 500 punonjës. Duhet të theksoj se pjesa dërrmuese e këtyre punonjësve kanë fituar proceset gjyqësore. Por në asnjë rast nuk janë zbatuar vendimet e gjykatave dhe drejtësia nuk u vu në vend. Policia u politizua në ekstrem dhe ministri mori atribute në kundërshtim me ligjin dhe për veprime policore. Dua të theksoj këtu se vrasja e Artan Cukut është dëshmia me e qartë e shitjes te krimi, që shteti u bën punonjësve të policisë e për fat të keq një mesazh i qartë për çdo punonjës policie që guxon të bëjë detyrën, duke iu kujtuar atyre se pasojat mbi to nesër mund të jenë fatale.

Etiketa: cukukulicajpoliciaVrasja


Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Video/ Italia, Greqia, Spanja, Portugalia në ndjekje të skafit shqiptar me 1.5 ton drogë

Video/ Italia, Greqia, Spanja, Portugalia në ndjekje të skafit shqiptar me 1.5 ton drogë

Foto/ Kjo shqiptare është sozia e Angelina Jolie, do habiteni nga ngjashmëria

Foto/ Kjo shqiptare është sozia e Angelina Jolie, do habiteni nga ngjashmëria

Lajme të hidhura nga “Shamikuqja”

Lajme të hidhura nga “Shamikuqja”
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com