Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e çiftit në Shkodër, fëmija u shpëton plumbave. Çfarë ndodhi sot në Shkodër?

2018/07/15 at 3:16 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Vrasja e çiftit në Shkodër, vijnë pamjet e para nga vendingjarja

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij u ekzekutuan mëngjesin e sotëm brenda makinës së tyre pranë shtëpisë në Shkodër. Në makinë ndodhej dhe fëmija i mitur, i cili nuk u prek nga plumbat dhe ndodhet shëndoshë e mirë nën kujdesin e mjekëve në spital.

Një-vjeçari duhet të ishte në gjumë në sediljen e pasme të këtij “Benzi”, kur breshëria e plumbave të automatikut përshkuan trupat e babit dhe të nënës së tij.

Por eksperti i policisë tregoi për ABC News se fëmijën e gjetën në kraharorin e viktimës, në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë. Më pas përcaktuan skemën si ka ndodhur.

Djali i çiftit që u ekzekutua është zgjuar dhe ka shkuar në prehërin e nënës, duke qëndruar me fytyrë nga ajo. Ai është gjallë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës pa asnjë plagë në trup.

Ish-punonjësi i policisë, Boran Berçama, 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, 25 vjeç, u vranë mëngjesin e kësaj të diele. Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga fqinjët, të cilët njoftuan policinë. Autori i ka qëlluar viktimat nga afër me automatik, por foshnjen mendohet se nuk e kanë parë.

Policia mblodhi më shumë se 20 gëzhoja brenda dhe jashtë makinës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Naim Gjylbegu”, pranë shtëpisë së çiftit. Hetuesit nuk kanë siguruar asnjë dëshmitar që ka dëgjuar krisma.

“Dy persona janë vrarë në automjetin tip “Benz”me targa AA 006 HA këtu në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës. Boran Berçama sëbashku me bashkëshorten e tij, Silvi Ndoci, kanë mbetur të ekzekutuar në vend. Ndaj tyre është qëlluar 23 herë me armë zjarri automatik. Në automjetin e tyre ndodhej dhe djali i tyre rreth një vjeç, Boris, i cili ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Ai tani ndodhet në SpitalinRajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve ”, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetari i ABC News, Simon Shkreli.

Krimi tronditi qytetin e Shkodrës. Aty lëviznin njerëz të frikësuar. Drejtori i Policisë, Vehbi Bushati, gjithashtu ishte i shqetësuar. Nëna e policit të vrarë, kur mori lajmin për të birin dhe nusen u shokua.

Bashkë me djalin tjetër, siç dhe i shikoni në pamje, ata kërkonin të shihnin trupat me shpresën se çdo gjë ishte gënjeshtër. Pak orë më vonë policia u njoftua për një makinë të djegur në lagjen Dobraç të Shkodrës, në dalje të Bypass-it.

Në njoftimin zyrtar thuhet se paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ekzekutimit të Boran Berçamës dhe Silvi Ndocit. Brenda tij, policia zbuloi dhe një armë zjarri automatik.

Elementet e ngjarjes tregojnë për një krim mafioz, larje hesapesh ose zhdukje të dëshmitarëve. Por policia nuk ka ende një version të qartë për motivin apo autorët e saj. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.

Gjithashtu është shoqëruar edhe ish-burri i Silvi Ndocit, me të cilin viktima ishte divorcuar para se të bashkëjetonte me ish- punonjësin e policisë. Viktima Boran Berçama pak kohë më parë u largua nga radhët e policisë, si dhe nuk plotësoi dokumentacionin për Vetting-un. /abcnews.al

Etiketa: femija u shpeton plumbaveish-policivrasja e ciftit ne shkoder

Ju sugjerojmë

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
Aktualitet

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

14 Korrik, 2025 9:31 am
Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
Aktualitet

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

14 Korrik, 2025 9:21 am
Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte
Aktualitet

Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte

14 Korrik, 2025 9:14 am
“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë
Aktualitet

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë

14 Korrik, 2025 9:04 am
Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Kë do të ndihmoje në fillim? E di se ç’zbulon kjo zgjedhje për ty?

Kë do të ndihmoje në fillim? E di se ç’zbulon kjo zgjedhje për ty?

Finalja e botërorit të Rusisë, Franca dhe Kroacia gati për historinë

Finalja e botërorit të Rusisë, Franca dhe Kroacia gati për historinë

Njëri nga autorët e dyshuar pranon vrasjen e Hysës: Na bëri presion për borxhin

Njëri nga autorët e dyshuar pranon vrasjen e Hysës: Na bëri presion për borxhin

TE FUNDIT

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet....

Lexo më shumë

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të lejohen ndërtime restoresh në Theth, pasi të përfundojë aksioni i IKMT-së për...

Lexo më shumë

Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte

Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë goditur rreth 40 subjekte pa leje në Theth. Gjatë fjalës së tij, kryeministri...

Lexo më shumë

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë

“S’janë banorë të zonës”, Rama për ndërtimet në Theth: S’bëhet fjalë për të shkretë
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com