Rajoni

Vrasja e Caroline/Gjeorgjiani i arrestuar:U torturova që të pranoja krimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 23/06/21 |
Opi Nion

Para se të zbardhej krimi i rëndë që tronditi Greqinë, një shtetas gjeorgjan u arrestua nga policia greke si autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçares Caroline, ka folur nga burgu për ngjarjen.
Ai ka hedhur akuza ndaj policisë greke duke thënë se është dhunuar për të pranuar se ka qenë autor i kësaj ngjarje.

Giorgio Khardzeishvili, 36 vjeç u akuzua për vrasjen e Caroline por u lirua nga akuza pasi burri i saj pranoi krimin. Ai u ndalua në kufirin greko-bullgar teksa po përpiqej të largohej nga vendi.
“Unë kam qenë i lidhur në një karrige për katër ditë. Jam rrahur shumë keq nga policia, më merreshin mendtë dhe kur njëri prej tyre ishte i lodhur, vazhdonte tjetri. Ata nuk më pyetën për asgjë, thjesht më thanë të rrëfeja se e vrava unë vajzën. Unë nuk e dija për cilën vajzë po flisnin, ndërkohë ata më bërtisnin ‘Ti e vrave atë’”, u ankua gjeorgjiani, duke folur për kanalin televiziv shtetëror të Gjeorgjisë (Imedi TV). Më tej, gjeorgjiani ka vijuar se “Pastaj mësova se ajo u vra nga burri i saj dhe se unë u akuzova për vjedhje. Unë nuk kam asnjë lidhje me ndonjë vjedhje. Unë kisha vetëm letra të rreme”.
Giorgio Khardzeishvili, vazhdon të jetë në burg për akuzën e grabitjes.

Sakaq, pasi ankesa e tij u shpërnda në internet, autoritetet greke dhanë një njoftim zyrtar.
“Lidhur me ankesën e një të paraburgosuri të huajbëhet e ditur se: I huaji u gjet duke u përpjekur të largohej nga vendi përmes pikës së kalimit kufitar Kipon. U zbulua se provat kishin dalë kundër tij për përfshirjen e tij në një rast grabitjeje kundër një çifti të moshuar, në shtëpinë e tyre në Pikermi. Për këtë arsye ai u transferua në Departamentin e Krimeve të Pronës në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, ku u arrestua me një urdhër arresti (në lidhje me Njoftimin për Shtyp të Përgjithshëm të Atikës të datës 18-05-2021).
Personi i arrestuar u ekzaminua gjithashtu nga oficerët e policisë së Departamentit të Krimeve të Përgjithshme të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës për çështjen e Glyka Nera. Gjatë qëndrimit në paraburgim, ai kërkoi dhe u ekzaminua nga një mjek, i cili ishte i mendimit se ishte mirë me shëndet, ndërsa nuk kërkoi transferimin e tij në një spital”, tha policia greke./Opinion.al

Pas